FMN-ja ul ndjeshëm parashikimin ekonomik për vitin 2009

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli ndjeshëm parashikimin ekonomik, madje tani thotë se ekonomia botërore do të tkuret këtë vit për herë të parë pas 60 vjetësh.

Pas njoftimit të raportit, zyrtarët e FMN-së u bënë thirrje qeverisë që të shojnë përpjekjet për të luftuar rënien ekonomike.

Huadhënësi global thotës e ekonomia botërore mund të tkurret deri në 1 për qind. Raporti i FMN-së thotë se ekonomitë e zhvilluara do të pësojnë një recesion të madh: ekonomia amerikane do të bjerë 2.6 për qind në vit dhe ekonomia e Japonisë do të bjerë ndjeshëm 5.8 për qind.

Sipas raportit, shumica e vendeve do të përjetojnë një rimëkëmbje modeste vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, numri i punëtorëve amerikanë që marrin përfitime papunësimi për një kohë të gjatë u ngrit në një nivel rekord prej gati 5,5 milion javën e kaluar. Kjo tregon se amerikanëve u mer më shumë kohë të gjejnë një punë tjetër, pasi humbasin vendin e punës.

Numri i njerzve që vazhdojnë të marrin përfitime papunësimi për më shumë se një javë u ngrit me 185 mijë, ndërkohë që numri aplikimeve për këto përfitime për herë të parë ra pak.

Papunësia ishte një prej shqetësimeve për zyrtarët e lartë të Bankës Qëndrore amerikane dje, kur vendosën se banka do të blejë borxhe të lidhura me tregun e shtëpive me vlerë prej 750 miliardë dollarësh dhe deri në 300 miliardë dollarë bonde qeveritare afatgjatë, duke bërë që të vihen në qarkullim më shumë para.

Zyrtarët thanë se këto masa duhet t’i ndihmojnë bankat t’u japin hua konsumatorëve që të blejnë shtëpi të reja dhe artikuj të konsumit, ndërsa bizneset të blejnë pajisje të reja dhe të punësojnë njerëz.

Tregu i kredive është kryesor për rritjen ekonomike, por ai u bllokua kur ra tregu i shtëpive.

Zyrtarët e Bankës Qendrore thanë se ekonomia vazhdon të tkurret, por ata presin përmirësime graduale, ndërkohë që shkalla e ulët e interest dhe përpjekjet për nxitjen e kredive fillojnë të japin rezultate.

Banka Qëndrore e mbajti të pandryshuar nivelin kryesor të interesave mes zero në zero presje 25 përqind.  ZA.

Post new comment

  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <blockquote> <p> <div> <img>
  • Lines and paragraphs break automatically.

More information about formatting options