SHBA shprehin zhgënjim për tërheqjen e Spanjës nga Kosova

Shtetet e Bashkuara shprehën habi dhe zhgënjim të thellë pas njoftimit të Spanjës se do të tërheqë kontigjentin me 600 trupa nga Kosova brenda pak muajsh. 

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se aleatët e Natos kishin rënë dakord në parim që në vitin 1999 se do të angazhoheshin së bashku në Kosovë dhe do të largoheshin që andej së bashku. 

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Karme Shakon i njoftoi planet për tërheqje trupash dje duke thënë se 'misioni ishte përmbushur." Ndërkaq kryeministri spanjoll Hoze Luiz Rodrigez Zapatero e cilësoi sot Kosovën si të qëndrueshme. Ai tha se misioni ka humbur pjesërisht kuptimin pasi udhëheqësit shqiptarë të Kosovës shpallën vjet pavarësinë nga Serbia. 

Spanja, ndryshe nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së, nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. ZA.

Post new comment

  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <blockquote> <p> <div> <img>
  • Lines and paragraphs break automatically.

More information about formatting options