Bashkimi Evropian kërkon dyfishimin e burimeve të huave të FMN-së
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të kërkojnë dyfishimin e burimeve të huave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në 500 miliardë dollarë për të luftuar krizën ekonomike globale.
Duke njoftuar vendimin në përfundim të takimit dyditor në Bruksel, zyrtarët e BE-së thanë se ranë dakort të kërkojnë që kjo rritje të miratohet në takimin e 20-shes muajin e ardhshëm në Londër. Ata premtuar gjithashtu të japin të paktën 101 miliardë dollarë hua të reja për fondin.
Në çështje të tjera, udhëheqësit ranë dakort gjithashtu të dyfishojnë fondet për të ndihmuar anëtarët lindorë të bllokut si Hungarinë, Letoninë dhe Rumaninë për të përballuar krizën ekonomike.
Udhëheqësit e BE-së shqyrtuan gjithashtu një plan të ri partneriteti për forcimin e lidhjeve me gjashtë ish republikat sovjetike.
- Arben Kamberi's blog
- 5200 reads



Exetelka
Shum mir qeipaskan ra ndermend ,,,,
Anonymous
Shum mir qeipaskan ra ndermend ,,,,
Post new comment